Për Alegrin, rikthimi te Milani është më shumë se një detyrë profesionale, është një sfidë personale.
Këtë gjë e konfirmon vetë trajneri në një prononcim të shkurtër, në një event të zhvilluar me sponsorët e klubit.
“Për mua është fantastike të jem sërish këtu. Jemi duke punuar mirë, por gjithmonë para ndeshjeve të gjithë duken të përgatitur. E vërteta fillon kur fillojnë rezultatet.
Duhet të fitojmë respektin dhe kjo bëhet vetëm përmes punës serioze dhe rezultateve”, tha tekniku, që për herë të fundit drejtoi Milanin në 2014.
Megjithatë, Alegri tani duket më gati se kurrë për të filluar aventurën e dytë te Milani dhe për ta kthyer ekipin në majat e futbollit.