Mbrojtësi transferohet në Gjermani

- Bota Sot

Mbrojtësi transferohet në Gjermani

Silvester Shkalla i ka dhënë fund rrugëtimit me Burrelin.

Mbrojtësi ishte kthyer në lider te ekipi verior, duke zhvilluar sezone pozitiv, madje duke marrë profilin e liderit në prapavijë.

Por duket se ky bashkëpunim i ka ardhur fundi. Vetë klubi i Burreli ka konfirmuar këtë largim.

Ekipi i ri për 29-vjeçarin është FC Kosova në Gjermani, e cila militon në Kategorinë e Gjashtë: “Silvester Shkalla mbyll aventurën me Burrelin. Pas një sezoni të kaluar me ekipin tonë, Silvester Shkalla largohet nga KF Burreli.

Një lojtar që gjithmonë dha maksimumin në fushë, i përkushtuar dhe i gatshëm të luftonte për ngjyrat tona në çdo ndeshje. E falënderojmë për kontributin dhe për lojën me zemër, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij! .



Lexoni të gjitha në Bota Sot