Skuadra e Daugavpils po kalonte një formë të tmerrshme në kampionatin letonez të futbollit, derisa erdhi përballja me Vllazninë në Ligën e Konferencës, që duket se është një pikë kthese për klubin në fjalë.
Fitorja në “Elbasan Arena” ndaj shkodranëve duket se u ka dhënë krahë letonezëve të cilët sot janë kualifikuar pa vështirësi në çerekfinalet e Kupës.
Ata luanin në transfertë ndaj Levon PKK, por nuk kanë vonuar të gjenin golin, duke tundur rrjetën që në minutën e 3-të. Më pas ata administruan me qëtësi shifrat dhe ndonëse vendasit barazuan në minutën e 68-të, Daugavpils ktheu shpejt sfidën në favorin e vet.
Tre gola të shënuar në minutat 74, 76 dhe 92, bënë të pavlefshëm një tjetër gol nga vendasit, pasi suksesi 4-2 kualifikoi rivalët e Vllaznisë mes 8 skuadrave më të mira në këtë edicion të Kupës së Letonisë.