Dembele kryeson para Lamine Yamal

- Bota Sot

Dembele kryeson para Lamine Yamal

Ousmane Dembele është pranë realizimit të ëndrrës së tij për të fituar Topin e Artë 2025, dhe gjithçka mund të kulmojë në finalen e Kupës së Botës për Klube, ku Paris Saint-Germain do të përballet me Chelsean.

Francezi ka pasur një sezon spektakolar me PSG-në, duke fituar tripletën evropiane dhe duke qenë një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Luis Enriques.

Me 35 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat deri më tani, ai është shndërruar në liderin e padiskutueshëm të ekipit parisien.

Mediumi francez, Le Parisien, ka pyetur disa gazetarë se si do të votonin tani për ‘Topin e Artë’, për të parë më qartë se kush udhëheq, ku ata kërkuan mendim në mënyrë që të përcaktonin “5 më të mirët” në renditjen përfundimtare, duke marrë parasysh kriteret e votimit si: performanca individuale, karakteri vendimtar dhe mbresëlënës gjatë sezonit, performancat kolektive dhe trofetë dhe klasi dhe loja e ndershme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot