Bashkimi i Kumanovës ka prezantuar edhe dy përforcime të reja.
Skuadra nga Kumanova nuk e ka ndërmend të ndalet me përforcime për edicionin e ri në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
“FC Bashkimi 1947 forcon prapavijën me një emër me peshë - Esmin Liçina, qendërmbrojtës me eksperiencë nga klubet si Shkupi, Makedonija GJP, Vardar dhe Malisheva.
Me qëndrueshmëri, lidership dhe përvojë elitare, Liçina vjen si një shtyllë mbrojtëse në misionin tonë drejt objektivave të mëdha.
]Po ashtu zyrtarisht mirëpret portierin me perspektivë, Filip Kupanov!
Me refleks të shpejtë, qëndrim të fortë dhe uri për sukses, Filipi i bashkohet skuadrës tonë për të mbrojtur portën me krenari dhe vendosmëri.
E ardhmja fillon tani. Me zemër për ngjyrat zi e gjelbër!”, njofton KF Bashkimi.