Pas dështimit të transferimit të Nico ëilliams dhe vështirësive për të siguruar një nga emrat e përfolur si Luis Diaz, Marcus Rashford apo Rafael Leao, Barcelona duket se ka gjetur profilin ideal për krahun e mjatë në Bundesligë.
Drejtuesit e klubit katalanas po ndjekin norvegjezin që luan për Leipzig, Antonio Nusa, i cili u transferua verën e kaluar nga Club Brugge për 21 milionë euro dhe vetëm pas një viti, vlera e tij është dyfishuar, sot kushton 40 milionë euro, të paktën sipas çmimit që i ka vendosur klubi i Bundesligës.
Sipas asaj që raporton “Sempre Barca”, klubi katalanas synon të përshpejtojë negociatat me Leipzig dhe të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen.
Duke ditur që emrat e kërkuar si Luis Diaz dhe Rafa Leao kushtojnë nga 80 milionë euro, Rashford 45 milionë euro, Antonio Nusa është një opsion më i leverdisshëm ekonomik, aq më tepër që e favorizon mosha mjaft e re, është vetëm 20-vjeç.
Sigurisht që negociatat me Leipzig nuk do të jenë aspak të lehta, por drejtuesit e Barcelonës shpresojnë të arrijnë marrëveshjen për një shifër jo më shumë se 30 milionë euro, pavarësisht se klubi i Bundesligës kërkon 40 milionë euro.