Media boshnjake: Gjyqtari nga Kosova po vjen në Bosnjë dhe Hercegovinë

- Bota Sot

Media boshnjake: Gjyqtari nga Kosova po vjen në Bosnjë dhe Hercegovinë

Gjyqtari Visar Kastrati do të gjykojë ndshjen e rrethit të parë të kualifikueseve për Champions League në futboll.

“Zrinjski është në pozicionin më të mirë, pasi fitoi 2:0 kundër Virtusit )nga San Marino) në ndeshjen e parë të raundit të parë të kualifikimeve për Champions League.

Tani dihet se cilët gjyqtarë do të gjykojnë përfaqësueset e Bosnjës dhe Hercegovinës në ndeshjet e kthimit.

Konkretisht, Visar Kastrati nga Kosova po vjen në Bosnjë dhe Hercegovinë si gjyqtar kryesor, dhe ai do të gjykojë në ndeshjen midis Zrinjskit dhe Virtusit”, ka shkruar mediumi boshnjak “Sportsport”.

Ndeshja luhet të martën e 15 korrikut (21.00) në Mostar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot