Më pak se një ora ka mbetur deri tek fillimi i finales së madhe të Kupës së Botës për Klube, ku do të përballen Chelsea dhe PSG-ja.
Dy skuadrat elitare evropiane janë gati të luftojnë për trofeun prestigjioz në një duel që pritet të shkëlqejë me intensitet, cilësi dhe emra të mëdhenj.
Chelsea, nën drejtimin e Enzo Marescas, ka kaluar me sukses një rrugëtim të vështirë drejt finales, duke mposhtur kundërshtarë të fortë dhe duke treguar një rritje të dukshme në organizim dhe efikasitet.
Nga ana tjetër, PSG i Luis Enrique ka treguar formë mbresëlënëse gjatë gjithë turneut, duke eliminuar gjigantët si Bayern Munich dhe Real Madrid në fazat e mëparshme.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare:
Chelsea: Sanchez, Gusto, Chalobah, Colëill, Cucurella, James, Caicedo, Enzo, Palmer, Neto, Joao Pedro.
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Nuno Mendes, Vitinha, Fabian Ruiz, Joao Neves, Doue, Dembele, Kvaratskhelia.
Finalja mes Chelsea-s dhe PSG-së e cila fillon në orën 21:00, do të luhet në MetLife Stadium të New Yorkut.