Avioni përplaset në aeroportin e Southend, tymi i zi ‘pushton’ qiellin

- Bota Sot

Avioni përplaset në aeroportin e Southend, tymi i zi ‘pushton’ qiellin

Një avion i vogël është përplasur këtë pasdite në aeroportin e Southend, në Britaninë e Madhe, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm dhe një re të madhe tymi, sipas dëshmitarëve në vendngjarje.

Policia e Essex-it konfirmoi se incidenti konsiderohet një ngjarje serioze dhe njoftoi se u alarmua pak para orës 16:00 për një përplasje që përfshinte një avion 12 metra. Në vendngjarje janë dërguar katër ekipe zjarrfikëse, katër ambulanca, një ambulancë ajrore dhe mjete të tjera emergjente.

Si pasojë e aksidentit, katër fluturime që ishin planifikuar për t’u nisur nga aeroporti janë anuluar, ndërsa dy avionë që po vinin drejt aeroportit janë devijuar drejt aeroportit Gatwick dhe Stansted.

Deputeti David Burton-Sampson kërkoi nga qytetarët që të shmangin zonën për të lejuar punën e ekipit të emergjencës, duke shprehur solidaritet me të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje.

Aktualisht nuk ka të dhëna për dëme njerëzore apo shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet dhe ndërhyrjen në vendngjarje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot