FC Kosova Düsseldorf ka filluar përgatitjet për edicionin e ri nën drejtimin e trajnerit të ri Alfonso del Cueto dhe do të zhvillojë një miqësore në Solingen të martën.
Qëllimi është i qartë: Klubi dëshiron të rindërtojë një skuadër të fortë dhe "të jetë një befasi e këndshme".
“Vetëm pesë javë para fillimit të sezonit, trajneri i ri Alfonso del Cueto ka filluar stërvitjen parasezonale me ekipin e tij.
FC Kosova, e cila humbi rastin që të ngritet në Oberliga Niederrhein në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar të Landesligës, po riorganizohet si në fushë ashtu edhe jashtë saj”, shkruan media gjermane “Fupa”.
‘Qëllimi është ‘ta bëjmë klubin sa më konkurrues të jetë e mundur{, njofton FC Kosova.
Drejtori sportiv Shyqeri Alili, i cili e stërviti klubin gjatë pjesës së fundit të sezonit, shpjegon: "FC Kosova do të jetë një befasi e këndshme përsëri këtë sezon.
Tifozët dhe mbështetësit tanë sportivë do të shohin një FC Kosova që luan futboll të bukur si vitin e kaluar dhe synon kreun e tabelës.
Edhe pse besojmë se liga do të jetë më e fortë këtë vit, ne do të luftojmë fort dhe do të japim më të mirën tonë. Jemi në procesin e ndërtimit të një ekipi konkurrues, megjithëse e dimë se ka ende shumë hapësirë për përmirësim“.
Për të sfiduar përsëri kreun e tabelës, nevojiten më shumë përforcime të reja. "Jemi të bindur se mund ta bëjmë këtë", thotë presidenti i klubit, Bujar Neziri.