Parashikimi i motit për të hënën, 14.07.

- Gazeta e Prizrenit

Parashikimi i motit për të hënën, 14.07.

Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë ditës priten vranësira të pjesshme. Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C./MK



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit