Mësohet se sa para fitoi Chelsea duke fituar Kupën e Botës për Klube

- Bota Sot

Mësohet se sa para fitoi Chelsea duke fituar Kupën e Botës për Klube

Chelsea është shpallur kampion i Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, pasi mposhti bindshëm Paris Saint-Germainin me rezultat 3-0 në finalen e zhvilluar në MetLife Stadium të New Jerseyt.

Ylli i kësaj finaleje ishte sërish Cole Palmer, i cili shënoi dy gola në minutat 22’ dhe 30’, ndërsa Joao Pedro vulosi fitoren me një gol tjetër në minutën e 43’. Kjo ishte fitorja e dytë madhore për londinezët në vitin 2025, pas triumfit në Ligën e Konferencës në maj.

Përveç lavdisë sportive, Chelsea përfitoi edhe jashtëzakonisht nga aspekti financiar. Fitorja në këtë turne i ka sjellë klubit një shumë totale që varion nga 89.5 milionë euro deri në 112.5 milionë euro, duke e bërë një nga fitimet më të mëdha në historinë e futbollit të klubeve.

Kjo shumë përfshin

▪️ Tarifa e pjesëmarrjes (nga 11.65 deri në 34.58 milionë euro, në varësi të koeficientit të UEFA-s)
▪️ Çmime për çdo fazë të turneut: faza e grupeve, 1/16-ta, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja
▪️ 36.4 milionë euro si shpërblim për fituesin e finales

Ky injektim financiar është veçanërisht i rëndësishëm për Chelsean, pasi ndihmon në mbulimin e kostove të mëdha të afatave kalimtare dhe e lehtëson klubin për të respektuar rregullat financiare të Ligës Premier dhe UEFA-s.



Lexoni të gjitha në Bota Sot