“Ndeshjen e fituam në 10 minuta”, Maresca në “qiellin e shtatë”. Enrique reagon pas shuplakës ndaj Pedro-s

- Bota Sot

“Ndeshjen e fituam në 10 minuta”, Maresca në “qiellin e shtatë”. Enrique reagon pas shuplakës ndaj Pedro-s

Triumfi në finalen e Botërorit për Klube, ndaj një rivali si PSG, me loje dhe rezultat bindës, e kthen në një kryevepër të vërtetë këtë rrugëtim të bluve në tokën e premtuar. Chelsea kthehet nga SHBA me një “mal” me para, arkëtuan mbi 100 milionë euro, fituan një trofe historik, detaje këto që kënaqin pafund Enzo Maresca-n, tani tekniku italian dhe lojtarët e tij mund të shkojnë të qetë me pushime:

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Lojtarët e mi e meritojnë këtë sukses, këtë moment të bukur. Për mua këtë ndeshje e fituan që në 10 minutat e para. Imponuam ritmin e lojës dhe lojtarët u treguan të zotë në presing. Cole Palmer? Në këtë ndeshje i gjetëm një pozicion që kishte më shumë hapësira për të sulmuar. Sigurisht që Cole luajti shumë mirë, por të gjithë lojtarët ishin fantastik”, u shpreh Enzo Maresca pas ndeshjes.

Cole Palmer u shpall lojtari më i mirë turneu, me trofeun që iu akordua nga presidenti Trump: “Po përjetojmë emocione të mëdha. E dinim që do të ishte një ndeshje shumë e vështirë, luanim kundër një skuadre të mëdha. Më pëlqejnë shumë finale, arrita edhe të shënoja. U përpoqa të shfrytëzoja hapësirat që mu krijuan, në fund realizova dy gola”, theksoi Cole Palmer pas ndeshjes.

Për fat të keq, në fundin e finales, protagonist u kthye trajneri Luis Enrique, me këtë të fundit që shtyu dhe goditi Joao Pedron, një detaj për të cilin trajneri u ngacmua jo pak në konferencë për shtyp: “Mendoj se ishte një situatë e evitueshme. U futa për të ndarë lojtarët, duke u përpjekur të evitoja tensionin, por kur humbet një finale janë gjëra që mund të ndodhin, e humbet kontrollin. E kuptoj që ato imazhe janë të forta, marr përsipër përgjegjësitë. Në lidhje me lojën, më duhet të shtoj se ndeshjen e nisëm mirë, por presioni i Chelsea-t na vendosi në vështirësi”, u shpreh Luis Enrique.



Lexoni të gjitha në Bota Sot