Al-Khelaifi nuk bën drama pas humbjes së mbrëmshme: Sezoni më i mirë në historinë tonë

- Bota Sot

Al-Khelaifi nuk bën drama pas humbjes së mbrëmshme: Sezoni më i mirë në historinë tonë

Pas humbjes 0:3 nga Chelsea në finale të Botërorit të Klubeve, presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi e ka zgjedhur një ton të ekuilibruar, mes zhgënjimit dhe krenarisë për ta komentuar atë që ndodhi mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Komplimente Chelseat, ata e merituan fitoren”, tha fillimisht presidenti i klubit francez, par se t’i jepte forcë skuadrës së tij.

“Duhet të jemi mjaft krenarë për atë që e kemi realizuar në këtë sezon. Dëshironim ta fitonim këtë Botëror të Klubeve, por nuk ishte e lehtë. Lojtarët kanë dhënë gjithçka, ishin të lodhur”, vazhdoi ai.

“Sidoqoftë, ne e bëmë një sezon të bukur, më të mirin në histori të klubit. Jemi krenarë me lojtarët, me stafin teknik. Kjo humbje mund të na bëjë mirë për sezonin e ardhshëm. duhet të jemi të përulur, ishim skuadra më e re e këtij kompeticioni”, përfundoi Al-Khelaifi, icili tha se tash është koha për pushime, në mënyrë që lojtarët t’i mbushin bateritë e tyre. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot