Chelsea regjistron rekord të ri, e ka fituar çdo trofe të mundshëm

- Bota Sot

Chelsea regjistron rekord të ri, e ka fituar çdo trofe të mundshëm

Chelsea e fitoi mbrëmë Botërorin e Klubeve pasi e mposhti Paris Saint-Germainin me rezultat 3:0 në finalen e madhe të këtij evenimenti.

“Blues” dominuan ndaj kampionëve të Evropës, ndërsa e regjistruan një rekord të jashtëzakonshëm.

Ata u bënë klubi i parë në botë që e fitojnë Premierligën, FA Cup, Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Botërorin e Klubeve.

Skuadra e Enzo Marescas kështu e mbylli sezonin me dy trofe të fituar dhe atë në arenën ndërkombëtare. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot