Barcelona zyrtarizon transferimin e Roony Bardghji

- Bota Sot

Barcelona zyrtarizon transferimin e Roony Bardghji

Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e Roony Bardghji nga FC Copenhagen, duke përforcuar repartin ofensivë me një talent premtues.

Anësori 19-vjeçar ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin katalanas, e cila do të zgjasë deri në fund të qershorit 2029.

Për kartonin e tij, Barcelona ka paguar rreth 2.5 milionë euro, ndërsa Bardghji pritet fillimisht të marrë një numër te ekipi rezervë.

Ai do të luajë për skuadrën Barcelona B në fillim, por drejtuesit sportivë besojnë se do të ketë hapësira edhe me ekipin e parë gjatë sezonit.

Gjatë qëndrimit te FC Copenhagen, Bardghji regjistroi 84 paraqitje me ekipin e parë, duke realizuar 15 gola në të gjitha garat dhe duke dhuruar pesë asistime.

Ai është konsideruar si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit skandinav dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.

Bardghji është nënshkrimi i dytë i Barcelonës për verën e vitit 2025, pas portierit Joan Garcia, duke treguar një fokus të qartë te lojtarët e rinj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot