Kremlini reagon pas komenteve të Trump se do furnizojë me sisteme Patriot Kievin

- Bota Sot

Kremlini reagon pas komenteve të Trump se do furnizojë me sisteme Patriot Kievin

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka reaguar lidhur me deklaratat e Trump se SHBA do të furnizojë me sistemet Patriot Ukrainën.

Trump nuk specifikoi sa sisteme Patriot synon të dërgojë në Ukrainë, por tha se kostoja e tyre do të rimbursohet nga Bashkimi Evropian.

“Tani duket se këto furnizime do të paguhen nga Evropa disa vende do të kontribuojnë, disa jo. Por mbetet fakt se furnizimi me armë, municione dhe pajisje ushtarake nga SHBA drejt Ukrainës ka vazhduar dhe do të vazhdojë”, tha Peskov për gazetarët, kur u pyet në lidhje me komentet e Trump.

Sipas një raportimi të Axios, Trump pritet të njoftojë një plan të ri për pajisjen e Ukrainës me armë mbrojtëse, në një ndryshim të dukshëm nga qëndrimi i tij i mëparshëm. Raporti citoi dy burime të njohura me çështjen.

Ndërkohë, Peskov theksoi se Kievi nuk po jep shenja të gatishmërisë për një raund të tretë bisedimesh për paqe. Ai shtoi se Rusia mbetet e gatshme për negociata dhe është në pritje të një sqarimi nga Ukraina lidhur me kohën e mundshme të zhvillimit të tyre.



Lexoni të gjitha në Bota Sot