UEFA delegon Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen, Zrinjski-Virtus në kuadër të garës Ligës së Kampionëve.
I deleguar nga UEFA është edhe gjyqtari Dardan Çaka si VAR.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e HRŠ Zrinjski në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci.
Gjyqtari i katërt do të jetë Valon Bajgora, derisa AVAR do të jetë Alban Shala.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 15 korrik, me fillim në orën 21:00.