Barcelona synon transferimin e Bryan Zaragoza-s

- Bota Sot

Barcelona synon transferimin e Bryan Zaragoza-s

Barcelona raportohet se është e interesuara për anësorin spanjoll të Bayern Munich, Bryan Zaragoza-n.

Zaragoza, i cili sezonin e kaluar kaloi një pjesë të tij në huazim te Osasuna, nuk është më në planet afatgjata të skuadrës gjermane dhe është i gatshëm për t’u shitur këtë verë.

Sipas “El Chiringuito”, blaugranat e shohin ish-yllin e Granadës si një alternativë të përshtatshme për të mbuluar dyshen titullare në krahët e sulmit, Raphinha dhe Lamine Yamal.

Pas refuzimit që morën nga Nico Williams i Athletic Bilbaos, i cili vendosi të rinovojë kontratën me klubin bask, Barcelona ka kthyer vëmendjen drejt Zaragoza-s si zëvendësuesin ideal.

Nga ana e tij, Zaragoza do ta priste me entuziazëm një kalim te Barcelona, edhe nëse kjo do të nënkuptonte një rol dytësor pas Raphinha-s dhe Yamal-it.

Transferimi i mundshëm shihet si një lëvizje taktike nga Barça për të rritur konkurrencën në skuadër për sezonin e ardhshëm.



Lexoni të gjitha në Bota Sot