Ardon Jashari ‘rebelohet’ për transferimin te Milani

- Bota Sot

Ardon Jashari ‘rebelohet’ për transferimin te Milani

Ardon Jashari është gati të sfidojë Club Brugge për të realizuar transferimin e shumëdëshiruar te AC Milan.

Mesfushori shqiptar i përfaqësueses së Zvicrës, i shpallur Lojtari i Vitit në Jupiler League, është objektiv i qartë për skuadrën kuqezi, por deri më tani klubi belg ka refuzuar ofertat e Milanit.

Sipas “TMW”, Milani ka bërë ofertën e fundit prej 32 milionë euro, me bonuse që e çojnë totalin në 37.5 milionë, ndërsa Brugge kërkon 35 milionë euro + 5 milionë bonuse dhe nuk pranon të lëshojë në çmim.

Në anën tjetër, Jashari po tenton ta shtyjë transferimin përpara, duke bërë presion ndaj klubit të tij. Ai refuzoi të paraqitej në ditën e prezantimit të skuadrës, të dielën.

Ky vendim i Jasharit mund të ndikojë negativisht në planet e Club Brugge për fillimin e sezonit, pasi të dielën do të përballen me Royale Union Saint-Gilloise në Superkupë, ndërsa i afrohen edhe ndeshjet vendimtare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Për momentin, vendosmëria e Club Brugge për vlerësimin financiar të lojtarit është pengesa kryesore, ndërsa Jashari po përpiqet me çdo mënyrë që t’i hapë vetes rrugë drejt Serie A dhe fanellës kuqezi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot