Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor

- Bota Sot

Lul Raka në Ukrainë për të ndihmuar sistemin shëndetësor

Lul Raka, mikrobologu, ka njoftuar se është duke qëndruar Ukrainë në një mision të organizuar nga “Columbia University” i New York-ut, për të ndihmuar sistemin shëndetësor.

Raka ka thënë se ky mision ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit të shëndetit publik në Ukrainë, veçanërisht në fushat kritike si kontrolli i infeksioneve.

“Me ftesë të Universitetit Columbia të Nju Jorkut, jam në një mision të shkurtër në Ukrainë, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Centers for Disease Control (CDC) të ShBA-së”, tha ai.

“Ky projekt ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit të shëndetit publik në Ukrainë”, ka thënë Raka.



Lexoni të gjitha në Bota Sot