Transferimi i Maduekes do ta lehtësojë largimin e yllit të Arsenalit nga Londra

- Bota Sot

Transferimi i Maduekes do ta lehtësojë largimin e yllit të Arsenalit nga Londra

Arsenali po përfundon transferimin e Noni Madueke, që mund të hapë rrugën për largimin e Leandro Trossard drejt Fenerbahce për një shumë prej rreth 20 milionë eurosh. 

Kalimi i Madueke nga Chelsea te Arsenali për 52 milionë euro pritet të përfundojë së shpejti, me sulmuesin që mungoi në finalen e Kupës së Botës për Klube për të mbyllur detajet e fundit të transferimit. 

Sky Sports raporton se ai do të kryejë testet mjekësore sot, ndërsa kjo marrëveshje mund ta bëjë Trossardin lojtar të tepërt në skuadër. 

Sipas The Times, belgu tani është i lirë të kalojë te Fenerbahce. 

Raportet thonë se Trossard ka arritur marrëveshje personale me klubin turk pas bisedave me trajnerin Jose Mourinho, i cili e ka bindur lojtarin për vizionin dhe projektin e tij. 

Bisedimet për rinovimin e kontratës midis klubit dhe sulmuesit 30-vjeçar u bllokuan këtë verë, ndërsa ardhja e Madueke dhe interesimi për sulmues të tjerë në krahun e majtë sinjalizuan se Trossard do të humbiste vendin e tij në hierarki në ‘Emirates’. 

Trossard u transferua te Arsenali nga Brighton në janar 2023 për 20 milionë euro fillimisht, plus shtatë milionë në klauzola shtesë. 

Gjatë kohës së tij tek Arsenali, ai ka shënuar 28 gola në 124 paraqitje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot