Jo vetëm Egnatia në fushë

- Bota Sot

Jo vetëm Egnatia në fushë

Në fushë sonte do të zbresin edhe dy ekipe të tjera shqiptare në kualifikueset e Champions League.

Nuk është vetëm Egnatia që do të luajë sonte ndeshjen e kthimit ndaj Breidablik.

Drita do të përballet me Differdange në transfertë. Kampionët e Superligës së Kosovës kanë arritur të fitojnë ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin 1-0 dhe kërkojnë kualifikimin sonte.

Gjithashtu në fushë do të dalë dhe Shkëndija, e cila do të presë në shtëpi New Saints.

Përballja e parë ka përfunduar në barazim pa gola dhe tetovarët do të kërkojnë një fitore sonte në shtëpi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot