Mbrojtësi uruguian rinovoi në janar me klubin katalanas

- Bota Sot

Mbrojtësi uruguian rinovoi në janar me klubin katalanas

Sot në mesnatë skadon afati i klazuolës së kontratës aktuale të Ronald Araujo, që monetalisht vlen 60 milionë euro, sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”.

Nga nesër, para data 16 korrik, hyn në fuqi klazuola e re, sipas të cilës kartoni i Ronald Araujo vlen 1 miliard euro.

Mbrojtësi uruguian rinovoi në janar me klubin katalanas deri në vitin 2031, me klauzolë largimi 1 miliard euro, por në kontratë ka pasur një pikë, në të cilën është rënë dakord mes palëve, që mbrojtësi mund të largohet për 60 milionë euro, nga data 1-15 korrik dhe sot është afati i fundit.

Për 26-vjeçarin ka pasur interes nga disa ekipe si Bayern, Man. United e Juventus, por asnjë ofertë konkrete. Kështu që, Ronald Araujo do vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës për sezonin e ardhshëm dhe të jetë nën urdhërat e Hansi Flick, pasi nuk pritet te këtë ndonjë zhvillim gjatë ditës së sotme, që është afati i fundit për t’u transferuar për shifrën 60 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot