Edhe pse është rikthyer nga huazimi tek Evertoni, Armando Broja do të largohet me shumë mundësi nga Chelsea.
“Blutë e Londrës” e kanë futur sulmuesin shqiptar në listën e largimeve.
Armando Broja mund të jetë pranë një transferimi në Bundesligën gjermane. Siç raportojnë mediat gjermane, për sulmuesin e kombëtares shqiptare kanë shfaqur interes Leipzig dhe Stuttgart.
Këta të fundit me shumë gjasa do të shesin Nick Ëoltemaden dhe po monitorojnë situatën e Brojës.
E njëjta gjë pritet të ndodhë dhe në Leipzig, ku Sesko pritet të japë lamtumirën, gjithashtu dhe këta të fundit po mendojnë për shqiptarin.