Hendersoni rikthehet në Premierligë

- Bota Sot

Hendersoni rikthehet në Premierligë

Jordan Henderson vendosi të kthehet në Angli pas dy vjetësh.

Pasi ndërpreu kontratën me Ajaxin, “Hendo” vendosi të rikthehet në vendlindje, ku do t’i bashkohet skuadrës së Brentfordit.

Për anglezin, Brentfordi do të jetë skuadra e tij e tretë në Premierligë, pas Sunderlandit dhe Liverpoolit.

Ai do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare ku do të zëvëndësojë Christian Norgaardin, i cili u largua drejt Arsenalit.

Henderson, bëri 57 paraqitje me Ajaxin, ku shënoi 1 gol dhe 9 asistime..



Lexoni të gjitha në Bota Sot