Kosova e Dusseldorfit po organizohet sa më mirë për edicionin e ri

- Bota Sot

Kosova e Dusseldorfit po organizohet sa më mirë për edicionin e ri

Skuadra e Kosovës së Dusseldorfit po organizohet sa më mirë për edicionin e ri në Landesliga.

Kosova për një fije të flokut nuk e arriti qëlllimin në edicionin që lamë pas, për të hyrë në Oberliga, që do të ishte suksesi më i madh në histori.

Kjo skuadër me president Bujar Nezirin po organizohet sa më mirë dhe me synime të qarta, për kreun e tabelës.

“FC Kosova Düsselsorf" shpreh mirënjohjen e veçantë ndaj firmës Nuha për mbështetjen e gjatë dhe të pandërprerë që i ka dhënë klubit tonë ndër vite. 30 vite ka qëndruar pranë ekipit tonë, në çdo kohë, duke mos munguar as në periudhat më të vështira të ekzistencës sonë.

Ky është një kontribut i madh, një vlerë e vërtetë dhe një shembull i qartë i dashurisë për sportin dhe atdheun.

Falënderim të veçantë kontributin dhe rolin personalisht z. Gani dhe Naim Nuha, ka mbajtur  në rrugëtimin tonë sportiv ne keto 35 vite. 

Një tjetër sponsor i rëndësishëm për FC Kosova është padyshim edhe kompania e njohur "Heby Brandschutz GmbH", e udhëhequr nga presidenti i saj, z. Bekim Bytyqi.

Ka qenë pranë klubit tonë gjatë dy dekadave të fundit, duke ofruar gjithmonë mbështetje të vazhdueshme dhe kontribut konkret për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës sonë

FC Kosova do të vazhdojë të përfaqësojë me krenari jo vetëm ngjyrat e veta, por edhe emrin e partnerëve të saj të vërtetë”, shkruan mes të tjera në faqen e FC Kosova.



Lexoni të gjitha në Bota Sot