Në mbledhjen e sotme, më përfaqësues të UEFA-s në Nion të Zvicrës, u vendos që Kosice do luajë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Klubi sllovak merr kështu vendin e Dunajska Stredës, që u pezullua nga UEFA dhe humbi apelin në KAS për shkak të pronarëve që zotëronin edhe një tjetër klub.
Kështu Sllovakia e zëvendëson Dunajska Stredën me Kosicen. Këto të fundit do të sfidojnë fituesin e Urartu-Neman Grodno.
Neman e fitoi sfidën e parë në transfertë me rezultatin 1-2. Kosice ndërkohë ka njoftuar lajmin e mirë për tifozët dhe vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes, që do të luhet javën tjetër.