Chelsea prish planet e Juventusit për Kolo Muanin

- Bota Sot

Chelsea prish planet e Juventusit për Kolo Muanin

Klubi anglez, Chelsea raportohet se ka hyrë fuqishëm në garë për sulmuesin Randal Kolo Muani, duke prishur seriozisht planet e Juventusit për të siguruar shërbimet e tij.

Kolo Muani iu bashkua Juventusit në janar nga PSG në formë huazimi dhe marrëveshja u zgjat edhe për Kupën e Botës për Klube.

Megjithatë, marrëveshja nuk përfshin një opsion blerjeje dhe negociatat për një transferim të përhershëm ende nuk kanë nisur.

Sipas “Tuttosport”, PSG-ja kërkon 38 milionë euro për ta shitur përfundimisht lojtarin, por është e gatshme të pranojë edhe një huazim njëvjeçar për 10 milionë euro, me detyrim blerjeje për 30 milionë euro në fund të sezonit.

Aktualisht, Juventus po heziton të pranojë këto kushte, gjë që ka lënë hapur mundësinë për Chelsea-n. Klubi londinez është gati të ndërhyjë nëse arrin të shesë Nicolas Jackson, dhe e shikon Kolo Muanin si zëvendësimin ideal.

Me afatin kalimtar që po hyn në fazën vendimtare, beteja mes Juventusit dhe Chelseat për Kolo Muanin pritet të jetë një nga zhvillimet më interesante të ditëve në vijim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot