Merkato e Fiorentinës është e fokusuar te Kristjan Asllani.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, klubi violë dëshiron shërbimet e mesfushorit shqiptar, teksa për momentin janë duke u zhvilluar diskutimet midis palëve.
Kartoni i Asllanit vlerësohet diku tek 15 milionë euro, ndërsa në Firenzë do të ishin të lumtur nëse do siguronin shërbimet e tij, me një kosto më të ulët.
Opsionet e tjera te Fiorentina nuk kanë përparuar shumë, çka ka bërë që e gjithë vëmendja të jetë te afrimi i mundshëm i lojtarit të kombëtares shqiptare.
Spanjolli Adrian Bernabe, zgjedhja e parë e Piolit, ka bërë me dije se preferon të luajë për Parmën edhe për një vit tjetër, prandaj Fiorentina tani është hedhur në sulm për Asllanin.