Ish-kapiteni i Liverpool dhe Ajax bashkohet me Brentford

- Bota Sot

Ish-kapiteni i Liverpool dhe Ajax bashkohet me Brentford

Jordan Henderson, ish-kapiteni i Liverpool dhe Ajax, është bërë zyrtarisht pjesë e klubit anglez Brentford.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, duke treguar se lojtari ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Henderson vjen te Brentford si lojtar i lirë, pas largimit nga klubi holandez Ajax, me të cilin kishte kontratë deri në verën e vitit 2026. Ai e ka ndërprerë kontratën para kohe për të nisur një aventurë të re në Premier League.

Tridhjetë e pesë vjeçari ka një karrierë të pasur: me Liverpool ka fituar Premier League dhe Champions League, ndërsa ka luajtur edhe në Arabinë Saudite me klubin Al Ettifaq, përpara se të transferohej te Ajax.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam i emocionuar të nis punën dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë Henderson për faqen zyrtare të Brentford. Ai ka shtuar se gjithmonë e ka vlerësuar këtë klub për organizimin dhe mënyrën si funksionon.

Ndërsa, trajneri i i Brentford, Keith Andrews, ka thënë se transferimi i Henderson është shumë i rëndësishëm për ekipin: “Ai ka përvojë të madhe dhe është ende në formë shumë të mirë. Na duhej dikush me përvojë për të udhëhequr ekipin dhe Henderson është njeriu i duhur. Ai ka fituar gjithçka me Liverpool dhe ka përvojë edhe me Kombëtaren e Anglisë”, është shprehur ai..



Lexoni të gjitha në Bota Sot