Përforcimi i parë i sezonit të ri

- Bota Sot

Përforcimi i parë i sezonit të ri

Përforcimi i parë i sezonit të ri!

Klubi i Kukësit ka bërë prezantimin e parë sa i përket afrimeve të këtij sezoni, pasi ka nisur punën nën drejtimin e trajnerit Sedat Pajaziti.

Verilindorëve u është bashkuar sulmuesi i ri 20-vjeçar Kristi Bespalla, i cili në sezonet e fundit ka qenë pjesë e Erzenit, duke luajtur me shijakasit si në Superiore, ashtu edhe në Kategorinë e Parë.

Futbollisti ka nënshkruar për tre vite me Kukësin dhe pritet të ketë një rol qendror në projektin e ri që kanë nisur verilindorët me të rinj premtues.



Lexoni të gjitha në Bota Sot