Malisheva përforcohet me Samuel Opeh

- Bota Sot

Malisheva përforcohet me Samuel Opeh

Malisheva ka njoftuar se është përforcuar me Samuel Opeh.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në Facebook.

"Samuel Opeh është përforcimi ynë më i ri!

Me kënaqësi ju prezantojmë qendër mbrojtësin nigerian, Samuel Opeh, i cili nga ky edicion do të mbrojë ngjyrat tona.

Opeh vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku me fanellën e Laçit ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të kampionatit.

Cilësitë dhe përvoja e tij do t’i japin më shumë stabilitet dhe siguri repartit tonë defanziv. Jemi shumë të lumtur që Samuel bëhet pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri", njofton klubi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot