Me tri vepra penale erdhi në gjykatë, e të katërtën për pak sa nuk e kreu mu në atë objekt.
Valon Aliun, që akuzohet për vrasjen e ish-gruas, Erona Cokli, plagosjen e vëllait të saj me armën që e kishte pa leje, e shpëtoi paralajmërimi i gjyqtares.
Nëse ai do të vazhdonte të bënte konstatime dhe jo pyetje ndaj psikiatrit Arsim Gashi, që erdhi për dëshmi, Aliu edhe mund të përjashtohej.
Aliu i tha mjekut madje që gjatë ekzaminimit, në Institut u fye e keqtrajtua.
Krejt këto i mohoi psikiatri Gashi.
Kur u pyet edhe nga mbrojtja për pretendime të tilla që gjoja ky i ka thënë të akuzuarit se pse nuk e vrau edhe zyrtaren e QPS-së, Gashi tha se diçka e tillë nuk i kujtohet.
Megjithatë, eksperti pohoi se konstatimi i grupit të tij erdhi në përfundim që ky nuk e kreu veprën nga tronditja e fortë mendore dhe se ishte mirë me mend kur e vrau ish-gruan para Qendrës për Punë Sociale.
Ndonëse ky tha se është impulsiv e edhe u provokua nga 21-vjeçarja.
Mbrojtja e Aliut vazhdoi të mos e pranojë raportin andaj kërkoi një ekzaminim të ri me përbërje të re të stafit mjekësor.
Kjo nuk u pranua nga trupi gjykues i cili vlerësoi që dokumenti ka sqaruar në mënyrë të detajuar dhe mjaftueshëm gjendjen e shëndetit mendor të Valon Aliut.
Me këto gjetje do të vazhdojë tutje gjykimi për çka seanca u caktua në fillim të shtatorit.