Granit Xhaka refuzon Milanin dhe pritet të transferohet në këtë ekip

- Bota Sot

Granit Xhaka refuzon Milanin dhe pritet të transferohet në këtë ekip

Granit Xhaka është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij, duke preferuar një lëvizje surprizë drejt Lindjes së Mesme.

Sipas burimeve të “The Athletic”, mesfushori 32-vjeçar është në bisedime të avancuara për t’u transferuar te Neom SC, një nga klubet e rinj e ambiciozë të Saudi Pro League.

Ish-kapiteni i Arsenalit, aktualisht pjesë e Bayer Leverkusen, raportohet se ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga kampionët e Gjermanisë pas një sezoni historik me titull të Bundesligës dhe një finale të Ligës së Evropës.

Neom SC është duke ndërtuar një projekt të ri ambicioz dhe këtë verë ka siguruar tashmë firmën e Alexandre Lacazette, një tjetër ish-lojtar i Arsenalit, si dhe emërimin e Christophe Galtier në pankinë.

Ajo që bie në sy është se Xhaka ka refuzuar një ofertë serioze nga Milan – klubi italian që kishte shfaqur interes konkret për mesfushorin shqiptar.

Nëse marrëveshja finalizohet, Xhaka do të bëhet pjesë e një vale të re yjesh që po zgjedhin Arabinë Saudite si destinacion, duke ndjekur gjurmët e Ronaldos, Benzemasë, Kantesë dhe shumë të tjerëve.



Lexoni të gjitha në Bota Sot