Drita eliminon Differdangen, kualifikohet në rrethin e dytë të Champions League

- Bota Sot

Drita eliminon Differdangen, kualifikohet në rrethin e dytë të Champions League

Drita e Gjilanit, kampion i Kosovës, shkëlqen edhe në Luksemburg, duke triumfuar me rezultat 3:2 ndaj ekipit Differdange.

Ndeshjen e parë Drita e ka fituar me rezultat 1:0 në Prishtinë dhe kualifikohet në rrethin e dytë të Champions League.
Në mintiën e 4-të, Arb Manaj kaloi në epërsi Dritën.

I njëjti futbollist shënoi edhe minutën e 17-të për rezultatin 0:2.

Për vendasit shënoi Brusco (29’) për rezultatin 1:2 dhe Hadjie nga penalltia ka barazuar (2:2) në minutën e 89-të.

Në minutën e 90+3 Veton Tusha ka realizuar për fitoren e Dritës.

Dritën e pret punë e vështirë në rrethin e dytë, ku do të përballen me skuadrën daneze Copenhagen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot