Skuadra e Fortunës, ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, me ambicie të mëdha kualifikimin në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në sezonin 2026/27.
Kjo skuadër tanimë është pranë ndryshimeve në të gjitha nivelet dhe kjo ka bërë që të ketë risi, të cilat kanë nisur me përforcime në lojtarë dhe udhëheqje të re të trajnerëve.
Pikërisht në këtë aspekt FC Fortuna është bërë me trajner të ri dhe kjo është skuadra e parë që militon në Ligën e tretë të Maqedonisë së Veriut dhe në pankinë do ketë një trajner të huaj.
Trajnerët
Klubi hasabegas ka arritur marrëveshje me trajnerin turk, Mustafa Aki.
Me ardhjen në krye të klubit të Fatih Sandal, pronar i grupacionit KMR, kjo skuadër ka rritur ambiciet e saj për këtë sezonë. “FC Fortuna synon të sjellë profesionalizëm dhe përvojë ndërkombëtare brenda klubit.
Qëllimi kryesor është ndërtimi i një filozofie të lojës në bazë të së cilës do të krijohet një identitet dhe mentalitet i ri.
Qëllimi kryesor është kualifikimi në Ligën e Dytë”, thonë nga klubi që vetëm të dielën ka nisur përgatitjet me trajnerin Aki, I cili në disponim kishte shumë futbollist të rinjë.