Fiorentina kërkon Asllanin, por jo me çdo kusht. Sipas medieve italiane klubi vjollcë është interesuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar, por ky hap për momentin mund të kosnsiderohet një sondazh pasi palët nuk kanë në program të takohen e të diskutojnë.
Strategjia e skuadrës toskane është e qartë pasi po merr kohë që të detyrojë Interin të mos pretendojë shifra të mëdha.
Siç dihet Interi e konsideron Asllanin një lojtar që vlen 18-20 milionë euro dhe me shitjen e tij kërkon që të “sponsorizojë” një goditje të madhe në merkato.
Dëshira e lojtarit është që të vazhdojë karrierën në Serie A ndërkohë që Fiorentina konsiderohet si një ekip i përshtatshëm, por çmimi i vendosur nga Inter po pengon palët që të hapin një tratativë të mirëfiltë.