Mastantuono, “fajtor” kryesor për largimin e yllit të Realit

- Bota Sot

Mastantuono, “fajtor” kryesor për largimin e yllit të Realit

Real Madrid ka bërë 4 transferime të mëdha deri tani, një prej tyre është edhe Franko Mastantuono, për të cilin u paguan 60 milionë euro te River Plate. Argjentinasi do të prezantohet te Real Madrid më 14 gusht, datë kur ai mbush 18 vjeç.

Me një investim kaq të rëndësishëm, Mastantuono do të jetë një lojtar kyç dhe ardhja e tij duket se ka shkaktuar që tani “viktimën” e parë në Madrid, i cili është Brahim Diaz.

Me formën fantastike dhe rritjen që ka treguar Arda Guler në Kupën e Botës për Klube, ku spikati edhe si organizator, me ardhjen dhe të Mastantuono, nuk ka vend për Brahimn Diaz, pasi të tre lojtarët thuajse kanë rol të njëjtë në fushë.

Për këtë arsye, drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur të nxjerrin në shitje Brahim Diaz.

Edhe vetë 25-vjeçari është i hapur për largimin nga Reali, pasi kërkon më shumë minuta në fushë dhe një ekip ku të ndihet protagonist.



Lexoni të gjitha në Bota Sot