Juventus nis aksionin për mesfushorin e Real Madriditt

- Bota Sot

Juventus nis aksionin për mesfushorin e Real Madriditt

Duke mos qenë në planet e Xabi Alonso për sezonin e ri, Dani Ceballos do të largohet nga Real Madrid. Oferta e parë për mesfushorin spanjoll vjen nga Serie A.  Bardhezinjtë ofrojnë 12 milionë euro, për 28-vjeçarin, për të cilin nuk ka më vend te “Los Blancos”.

Nën drejtimin e Igor Tudor, Juventusi po kërkon të forcojë skuadrën me profile që sjellin cilësi dhe përvojë në mesfushë. Ceballos, me vizionin dhe aftësitë e tij teknike, i përshtatet llojit të lojtarit që trajneri kroat dëshiron për të rigjallëruar ekipin bardhezi në Serie A dhe pse jo dhe në Champions League.

Real Madridi ka fjalën e fundit, megjithëse bordi drejtues nuk do ta kundërshtonte shitjen e lojtarit, për sa kohë që oferta e ardhur nga Juventus është brenda pritshmërive të tyre.

Problemi më i madh për Juventusin në këtë rast, është interesimi i Real Betis, klubi andaluzian kërkon të rikthejë në ekip ish-lojtarin e tyre dhe ndoshta propozimi i tyre mund të jetë më bindës për lojtarin sesa një aventurë e re në Serie A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot