Misioni i Vllaznisë tepër i vështirë ndaj Daugavpils

- Bota Sot

Misioni i Vllaznisë tepër i vështirë ndaj Daugavpils

Vllaznia e nisi me disfatë rrugëtimin europian në sfidën e parë ndaj Daugavpils, ku u mund në “Elbasan Arena” me rezultatin 1-0. Klubi shkodran ka ende shpresa për kualifikimin në turin e dytë të Conference League.

Vllaznia do të zbresë në fushën e lojës nesër në orën 17:00 përballë letonezëve në transfertë.

Kuqeblutë i ndjek një “mallkim” në transfertë në garat europiane, ku kanë 14 vite pa fituar jashtë Shqipërisë.

Fitorja e fundit e Vllaznisë në një transfertë në garat europiane daton më 30 qershor të vitit 2011. Asokohe, shkodranët triumfonin me shifrat 1-0 ndaj Birkirkara të Maltës falë golit të shënuar nga Xhevahir Sukaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot