Tre të vdekur pasi një kamion u përplas me një makinë të ndaluar në një tunel në Itali

- Bota Sot

Tre të vdekur pasi një kamion u përplas me një makinë të ndaluar në një tunel në Itali

Një kamion ka goditur një makinë të ndaluar në një tunel në Itali, nga i cili kanë gjetur vdekjen tre persona.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre persona vdiqën dhe dy u lënduan në një aksident që përfshinte një kamion dhe një makinë rreth orës 14:30 brenda Tunelit Bazë në autostradën A1, në provincën e Firences, përgjatë Variante di Valico.

Një fëmijë ishte midis të lënduarve.

Pas aksidentit, segmenti i autostradës drejt Bolonjës, midis Firenzuolës dhe Badias, u mbyll dhe një kolonë prej shtatë kilometrash u formua pas përplasjes tragjike.

Pasi u dha alarmi, zjarrfikësit dhe policia e trafikut iu përgjigjën duke shkuar menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

Sipas një “rindërtimi” fillestar të ngjarjes së incidentit, makina, një Fiat Panda, që mbante tre burrat (tashmë të vdekur) dhe gruan dhe fëmijën e lënduar, u ndal papritur në korsi.

Disa makina që vinin arritën ta shmangnin atë, ndërsa kamioni që vinte përballë u përpoq të frenonte, por nuk mundi të shmangte një përplasje shumë të dhunshme me makinën e vogël. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot