Vazquez largohet nga Reali me deklarata prekëse

- Bota Sot

Vazquez largohet nga Reali me deklarata prekëse

Lucas Vazquez është larguar përfundimisht nga Real Madridi.

Anësori i djathtë u rrit si futbollist në “Santiago Bernabeu”, ku i kaloi plot 17 vjet.

Në këtë periudhë ai fitoi gjithçka që është e mundshme, ndërsa në total i numëron 23 trofe në llogarinë e tij.

Por, si çdo gjë që e ka fillimin dhe fundin, edhe eksperienca e ish-përfaqësuesit spanjoll në Madrid po merr fund.

Ai është përshëndetur me klubin madrilen përmes deklaratave prekëse, duke insistuar se klubin do ta mbajë gjithmonë në zemër dhe se do të jetë krenar për karrierën e tij.

“Po largohem nga Real Madridi, por Real Madridi nuk do të më lë kurrë mua. Kudo që do të shkoj, do të them me krenari se e kisha nderin të luaja në ekipin më të mirë në botë. Faleminderit që mu ke bashkuar në rrugëtimin më të bukur të jetës sime”, deklaroi Vazquez.

Real Madridi do ta mbajë një ceremoni lamtumire për Lucas Vazquez nesër në orën 13:00.

Një tjetër legjendë po largohet nga klubi mbretëror spanjoll.



Lexoni të gjitha në Bota Sot