E ardhmja e Edon Zhegrovës është pezull pasi klubi i tij është bërë pengesë e një transferimit të dëshiruar prej lojtarit. Siç dihet Napoli, në dimër ofroi 20 milionë euro për Zhegrovën, pasi e konsideronte si pasuesin ideal të Khvitcha Kvaratskhelia.
Në atë kohë numri një i Lille, Olivier Létang, refuzoi ofertën e bërë nga kampanët duke vendosur një “bast”.
“Kur të kthehesh nga dëmtimi do të na shënosh gola dhe do fitosh ndeshje për ne. Unë madje jam gati të të rinovoj kontratën me rritje page sepse jam i bindur se do të të kërkojë një klub më i madh se Napoli”, tha numri një i Lille.
Për momentin “basti” i vendosur nga presidenti duket i humbur pasi në drejtim të lojtarit nuk ka ardhur asnjë ofertë. Zhegrova vuan nga një dëmtim në ijë, i cili jo vetëm që nuk e ka lejuar që të luajë, por i kërcënon edhe karrierën pasi gjatë kësaj merkatoje vere askush nuk ka trokitur në dyert e Lille për të ofruar shifra si ato të Napolit.