Napoli kërkon të rrëmbejë një tjetër yll nga City

- Bota Sot

Napoli kërkon të rrëmbejë një tjetër yll nga City

Pas fitimit historik të titullit së katërt, Napoli ka nisur të ndërtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm me ambicie të qarta për të qenë sërish protagonist.

Drejtuesit e klubit janë fokusuar veçanërisht në repartin ofensiv, ku mund të ketë disa lëvizje të mëdha.

Sulmuesi zviceran i Bolognas, Dan Ndoye, është një nga emrat kryesorë në listën e dëshirave të Napolit. Klubi ka shfaqur interes të fortë për lojtarin, por Bologna, përmes administratorit Fenucci, ka konfirmuar se dëshiron ta mbajë në skuadër.

Vetëm një ofertë shumë e lartë mund të ndryshojë qëndrimin e tyre. Nga ana tjetër, Ndoye nuk ka kërkuar largimin, por një kalim te Napoli, ku do të bashkohej me Noa Lang, do të ishte një hap përpara në karrierë dhe ai nuk do ta refuzonte.

Nëse operacioni për Ndoye dështon, Napoli ka gati një alternativë të bujshme: Jack Grealish i Manchester Cityt. Lojtari është në shitje për një çmim rreth 45 milionë euro dhe mungesa e tij në Botërorin e Klubeve është një tjetër sinjal i largimit të afërt.

Napoli po mendon një formulë huazimi, e cila mund të jetë e favorshme për të dy klubet, sidomos për Cityn që nuk e ka më në planet e Guardiolës.

Pengesa kryesore është paga e lartë e Grealish, rreth 18 milionë euro në vit, por Napoli nuk e përjashton një marrëveshje, sidomos nëse lojtari pranon të ulë pretendimet, siç raportohet se po mendon të bëjë edhe Kevin De Bruyne.



Lexoni të gjitha në Bota Sot