Media boshnjake sot ka kujtuar edhe një herë rastin e Beogradit kur nuk i lejoi silmbolet e shtetit të Kosovës në Kongresin e UEFA-së.
Ky ishte skandal i madh i serbëve që patën shkaktuar në Beograd dhe para syve të UEFA-së.
“Serbia ka një nga njerëzit më të fuqishëm në UEFA, dhe kohët e fundit nga Kosova vijnë kritika kundër tij.
Disa do të thoshin se ai është më me ndikim në futboll sesa vetë Aleksandar Vuçiç.
Serbia po bën përpjekje maksimale për ta rrëzuar Kosovën në nivel ndërkombëtar, siç ishte rasti në kongresin e fundit të UEFA-s në Beograd, kur nuk u lejua të shfaqeshin simbole të Kosovës.
Kohët e fundit, Serbia ka pasur një burrë në shtëpinë më të lartë të futbollit të Kontinentit të Vjetër që zë një pozicion shumë të rëndësishëm. Është Zoran Lakoviq, i cili është bërë zëvendëssekretar i përgjithshëm.
Lakoviq ka punuar në UEFA për shumë vite, duke mbajtur pozicionin e Drejtorit për Federatat Kombëtare. Nga ajo pozicion, ai madje vizitoi Kosovën në vitin 2021", ka shkruar sot media boshnjake "Sportsport".
"Diskutuam shumë tema, përfshirë infrastrukturën, kemi investuar në shumë projekte së bashku", kishte thënë Lakoviq gjatë vizitës së tij në Kosovë gjatë marsit të vitit 2021.
Media boshnjake përmend edhe ish futbollistin e Kosovës, Taulant Dajakun. Media boshanjake transmeton fjalët e Dajakut:
"Federata e Futbollit të Kosovës dhe disa federata të vogla në rajon janë pengje të serbit Zoran Lakoviq. Ai është njeriu që përcakton se si do të luani dhe me kë do të luani dhe përcakton se çfarë do të bëni".
“Kosova ka ecur shumë mirë kohët e fundit, është ngritur në Ligën B të Kombeve dhe po hyn me optimizëm në kualifikueset e Kupës së Botës.
Gjithashtu, kampionja e Kosovës, Drita, është kualifikuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, që është hera e parë në histori”, shkruan media boshnjake.