Kolumbiani dëshiron Bayernin

- Bota Sot

Kolumbiani dëshiron Bayernin

Pas ofertës së parë prej 52 milionë eurosh nga Bajerni për yllin e Liverpulit, Luis Diaz (28), e cila u refuzua menjëherë nga “Të Kuqtë”, skuadra nga Mynihu ka bërë tashmë një ofertë të dytë.

Sipas SPORT BILD, klubi bavarez ka paraqitur një ofertë zyrtare në vlerën rreth 67.5 milionë eurosh. Edhe gazetari David Ornshtajn dhe eksperti i transferimeve Fabricio Romano raportuan të njëjtën gjë.

Problemi për drejtorin sportiv të Bajernit, Maks Eberl: Liverpuli e refuzoi sërish menjëherë ofertën për yllin e krahut! Arsyeja:

“Të Kuqtë” e shohin vlerën e tregut të kolumbianit mbi 100 milionë euro, pasi kishin shpenzuar 150 milionë euro për superyllin e Leverkusenit, Florian Virtz. Për më tepër, ish-klubi i Jurgen Klop aktualisht nuk është i gatshëm ta lëshojë Diazin. Ai pritet të jetë pjesë kyçe e skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe më tej. Drejtuesit e Liverpulit thuhet se e kanë komunikuar përsëri këtë gjë për Bajernin, Barcelonën dhe klubet e tjera të interesuara.

Ajo çka mbetet inkurajuese për zyrtarët bavarezë, sipas BILD, është se Diaz i ka bërë të qartë Liverpulit se dëshiron të largohet nga klubi! Podkast-i “Bajern Insajder” nga BILD zbuloi gjithashtu se Diaz ka rënë dakord tashmë për një transferim te Bajerni. Tani duhet që klubet të bien dakord për të finalizuar marrëveshjen. Brenda klubit, Eberl kishte vendosur një kufi monetar deri në 60 milionë euro plus bonuse. Fakti që Diaz, në moshën 28-vjeçare, nuk do të ofronte shumë vlerë rishitjeje pas një periudhe të mundshme te Bajerni, nuk i shqetësoi fare drejtuesit e Mynihut.

Tani Bajerni shkoi madje përtej kufirit prej 60 milionë eurosh. Megjithatë, oferta e dytë e Eberl u refuzua gjithashtu. Por ai nuk po heq dorë. Pas refuzimit nga ylli spanjoll Niko Uilliams (rinovoi me Atletik Bilbaon), Diaz mbetet objektivi kryesor i transferimeve për shefin e Bajernit.

Një marrëveshje me anësorin nuk pritet të jetë një problem, dhe ai do të firmoste një kontratë me skuadrën deri në vitin 2028 ose 2029. Në qendër të vëmendjes është gjithashtu edhe ylli i Arsenalit Leandro Trosard. Pas largimeve të Leroj Sane (largim i lirë te Gallatasaraj), Matis Tel (për 35 milionë euro te Totenham) dhe Tomas Myler, Bajerni ka urgjentisht nevojë për përforcime ofensive.



Lexoni të gjitha në Bota Sot