Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar skemën e re të Final Four, duke e konfirmuar kështu në njëfarë mënyre si dështim për dy sezonet e fundit. Në skemën e re do të ketë përgjysmim të pikëve për katër ekipet e para, ndërsa do të luajnë një mini-kampionat me tre javë. Kështu nuk do të ketë më gjysmëfinale dhe finale, teksa ndeshjet do të zhvillohen të gjashta në “Air Albania”.
Njoftimi i FSHF-së:
“Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën “Final 4”.
Pas takimit konsultues me drejtuesit e klubeve, ku shumica shprehën mbështetjen për këtë propozim, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta miratojë. Kështu, duke nisur nga sezoni 2025-2026, faza “Final 4” do të funksionojë sipas kësaj rregulloreje:
Kampionati është me 4 faza të rregullta, vajtje – ardhje.
Renditja pas 36 javëve përcakton pjesëmarrësit në Final 4.
Katër ekipet e para kualifikohen në Final 4.
Pikët në Final 4 do të përgjysmohen, duke marrë për bazë verën më të ulët.
Do të luhen në total 6 ndeshje dhe skema është e tillë:
Java 1
Vendi 1 vs Vendi 4
Vendi 2 vs Vendi 3
Java 2
Vendi 1 vs Vendi 3
Vendi 2 vs Vendi 4
Java 3
Vendi 1 vs Vendi 2
Vendi 3 vs Vendi 4
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”.
Pjesëmarrësit në kompeticionet europiane përcaktohen nga renditja e Final 4.
Vendi 9 dhe 10 i “Abissnet Superiore” bie nga kategoria.
Vendi tetë i “Abissnet Superiore” shkon në “play out”.
Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final 4”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:
– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;
– Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final 4;
– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final 4)”.