Cristiano Ronaldo është shpallur “lojtari i sezonit” në Arabinë Saudite.
Sulmuesi i Al Nassr ka fituar këtë çmim, pasi u shpall edhe golashënuesi i sezonit 2024/25.
Ronaldo shënoi 25 gola brenda një sezoni në elitën e futbollit arab.
Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares së Portugalisë ditë më parë nënshkroi kontratë të re me Al Nassr deri në vitin 2027.