Britania ka hequr ndalimin pesëvjeçar për linjat ajrore pakistaneze, duke u lejuar atyre të aplikojnë për të rifilluar fluturimet për në dhe nga Mbretëria e Bashkuar, ndërsa Pakistani rrit përpjekjet për të privatizuar transportuesin e saj kombëtar të bllokuar, “Pakistan International Airlines” (PIA).
Komiteti i Sigurisë Ajrore i Mbretërisë së Bashkuar vendosi të heqë ndalimin pas përmirësimeve të sigurisë së aviacionit në Pakistan, tha të mërkurën Komisioni i Lartë Britanik në Islamabad, duke shtuar se vendimet për heqjen nga lista e shteteve dhe transportuesve ajrorë u morën “përmes një procesi të pavarur të sigurisë së aviacionit”, raporton AlJazeera.
Ky veprim vjen pasi Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian hoqi një ndalim katërvjeçar ndaj PIA-s, dhe transportuesi shtetëror pakistanez rifilloi fluturimet për në Evropë në janar.
Kryeministri Shehbaz Sharif e përshëndeti heqjen e ndalimit si “një moment të rëndësishëm për vendin”.